Moska shpreh dyshime mbi vrasjen e Bagdadit
Ministria e mbrojtjes e Rusisë, ka deklaruar se nuk ka asnjë fakt konkret që vërteton suksesin e operacionit të pretenduar nga ushtria amerikane për vrasjen e Abu Bekr Bagdadit në Idlib të Sirisë.
Sipas deklaratës së nxjerrë nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, rreth vrasjes së kreut të ISIS ekzistojnë lajme kontradiktore dhe kjo shton dyshimet për suksesin e operacionit të ushtrisë amerikane. Në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes së Rusisë thuhet se avionët amerikanë apo avionët e koalicionit anti-ISIS ditët e apo kohët e fundit nuk kanë kryer asnjë lloj bombardimi në Idlib. News Week sipas burimeve të një zyrtari të ushtrisë amerikane, thotë se operacioni është zhvilluar në provincën e Idlibit të Sirisë. Duke përmendur dy zyrtarë të lartë të administratës amerikane, Neë York Times raporton se komandot e operacioneve speciale amerikane kishin kryer një sulm në veri-perëndim të Sirisë kundër një udhëheqësi të lartë terrorist atje, por nuk kanë treguar se për kënd bëhet fjalë. Një funksionar i lartë i Pentagonit që dëshiroi të mbetet anonim, duke konfirmuar lajmet në lidhje me vrasjen e Abu Bekr Al-Baghdadit, liderit të grupit terrorist ISIS, ka thënë: “Trupi i Al-Baghdadit ndodhet në dispozicion të ushtrisë amerikane”.