Fishkëllehet Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92026-fishkëllehet_trump
Presidenti amerikan Donald Trump pas pak çasteve të pranisë së tij në stadium për të shikuar kampionatin botëror të Bejsbollit, është fshikulluar nga shikuesit e ndeshjes.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 28, 2019 12:17 Europe/Tirane

Presidenti amerikan Donald Trump pas pak çasteve të pranisë së tij në stadium për të shikuar kampionatin botëror të Bejsbollit, është fshikulluar nga shikuesit e ndeshjes.  

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se pamjet e një video të publikuar nga kampionati botëror Bejsbollit në Uashington DC që ka pushtuar në masë të madhe rrjetet sociale, tregon se shikuesit e pranishëm në stadiumin e këtyre garave sapo kamerat janë përqendruar në figurën e Donald Trump i pranishëm në stadium, me zë të lartë e kanë fshikulluar atë dhe kanë hedhur sloganin "Arrestojeni atë".

Gjithashtu shikuesit e këtyre garave në stadium kanë ngritur një poster të madh në të cilin ishte shkruar "Thirreni Trump në interpelancë".

Presidenti amerikan Donald Trump i cili të premten më 25 tetor deklaroi se do të shkojë të shikojë ndeshjen e këtij kampionati, në shoqërim të disa kongresmenëve republikanë ka hyrë në këtë stadium.

Trump disa orë para se të shkojë në stadium, pretendoi se Uashingtoni ka vrarë kreun e grupit terrorist ISIS në veriperëndim të Sirisë.