Negociatat për Kushtetutën e Sirisë, përfaqësuesit e Damaskut arrijnë në Gjenevë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92052-negociatat_për_kushtetutën_e_sirisë_përfaqësuesit_e_damaskut_arrijnë_në_gjenevë
Delegacioni i përfaqësuesve të Damaskut ka arritur në Damask për zhvillimin e mbledhjeve për hartimin e Kushtetutës së Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2019 11:44 Europe/Tirane
  • Negociatat për Kushtetutën e Sirisë, përfaqësuesit e Damaskut arrijnë në Gjenevë

Delegacioni i përfaqësuesve të Damaskut ka arritur në Damask për zhvillimin e mbledhjeve për hartimin e Kushtetutës së Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se delegacioni i përfaqësuesve të qeverisë legjitime të Sirisë ditën e hënë ka arritur në Gjenevë dhe mbledhjet e komitetit për shqyrtimin e çështjeve përkatëse me hartimin e Kushtetutës së Sirisë do të fillojnë nga nesër me pjesëmarrjen e 150 anëtarëve.

Gjithashtu të premten e ardhshëm një komitet i përbërë nga 45 anëtarë duke përfshirë 15 anëtarë të mbështetur nga qeveria e Sirisë, 15 anëtar të mbështetur nga partitë dhe 15 anëtarë të mbështetur nga shoqëria civile, do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.

Ideja për formimin e një komiteti për hartimin e Kushtetutës së re të Sirisë për herë të parë është paraqitur në samitin e Suçit të Rusisë në janar të vitit 2018 të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.

Geir Pedersen, përfaqësuesi special i OKB për çështje të Sirisë, ka deklaruar: “Puna e komitetit për hartimin e kushtetutës së Sirisë do të zhvillohet në bazë të parimeve si respektimi i sovranitetit, integritetit territorial të Sirisë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të KS të OKB-së sidomos rezolutës 2254 dhe në një mënyrë që do të ndihmojë gjetjen e një rrugëzgjidhje politike për krizën në Siri”.