Negociatat për Kushtetutën e Sirisë, përfaqësuesit e Damaskut arrijnë në Gjenevë
Delegacioni i përfaqësuesve të Damaskut ka arritur në Damask për zhvillimin e mbledhjeve për hartimin e Kushtetutës së Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se delegacioni i përfaqësuesve të qeverisë legjitime të Sirisë ditën e hënë ka arritur në Gjenevë dhe mbledhjet e komitetit për shqyrtimin e çështjeve përkatëse me hartimin e Kushtetutës së Sirisë do të fillojnë nga nesër me pjesëmarrjen e 150 anëtarëve.
Gjithashtu të premten e ardhshëm një komitet i përbërë nga 45 anëtarë duke përfshirë 15 anëtarë të mbështetur nga qeveria e Sirisë, 15 anëtar të mbështetur nga partitë dhe 15 anëtarë të mbështetur nga shoqëria civile, do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët.
Ideja për formimin e një komiteti për hartimin e Kushtetutës së re të Sirisë për herë të parë është paraqitur në samitin e Suçit të Rusisë në janar të vitit 2018 të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë.
Geir Pedersen, përfaqësuesi special i OKB për çështje të Sirisë, ka deklaruar: “Puna e komitetit për hartimin e kushtetutës së Sirisë do të zhvillohet në bazë të parimeve si respektimi i sovranitetit, integritetit territorial të Sirisë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe rezolutave të KS të OKB-së sidomos rezolutës 2254 dhe në një mënyrë që do të ndihmojë gjetjen e një rrugëzgjidhje politike për krizën në Siri”.