Trump, objekt i mediave amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92059-trump_objekt_i_mediave_amerikane
Veprimet e pasakta të Presidentit të Shteteve të Bashkuara janë bërë objekt i mediave amerikane.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2019 15:44 Europe/Tirane
  • Trump, objekt i mediave amerikane

Veprimet e pasakta të Presidentit të Shteteve të Bashkuara janë bërë objekt i mediave amerikane.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili erdhi në Shtëpinë e Bardhë me parullën "do të thaj moçalin", tani vetë ka ngecur në moçal, shkruan revista News Week. Trump në gafën e tij më të fundit, ku po fliste për bisedën telefonike të diskutueshme të tij me presidentin "Volodimir Zelensky", në vend që ta citonte atë si president të Ukrainës, e citoi si president i Rusisë. Pas shpalosjes së skandalit telefonik të diskutueshëm të Trump me presidentin "Volodimir Zelensky" (25 korrik) i njohur si " Ukraine-Gate", kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA Nancy Pelosi ka urdhëruar nisjen e hetimeve për shkarkimin e Trump. Në bisedë, presidenti Trump ka bërë presion ndaj presidentit të Ukrainës për të influencuar në dosjen gjyqësore të djalit të Joe Biden, sfiduesit të tij kryesor potencial në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.