Mësohet pasuesi i al-Baghdadit
(last modified Thu, 31 Oct 2019 19:08:07 GMT )
Tetor 31, 2019 20:08 Europe/Tirane
  • Mësohet pasuesi i al-Baghdadit

Pas vdekjes së liderit të grupit terrorist ISIS,  Abu Bakr al-Baghdadi, agjensia e lajmeve Amaq raporton se ISIS ka emëruar zëvendësuesin e tij.

Sipas saj, Abu Ibrahim al-Hashemi al-Kurajshi është emëruar në krye të ISIS-it. Nëpër rrjetet sociale të ISIS, terroristët takfiristë mohonin se lideri i tyre kishte vdekur. Sot ata konfirmuan se al-Baghdadi ka vdekur dhe në krye të ISIS-it është vendosur një lider i ri. Grupi terrorist ISIS gjithashtu konfirmoi vdekjen e numrit dy të tij, Abu al-Hasan al-Muhaxhir.