Amerika ndërprenë ndihmat ushtarake për Libanin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92135-amerika_ndërprenë_ndihmat_ushtarake_për_libanin
Amerika ka ndërprerë ndihmat ushtarake në vlerë 105 milionë dollar për Libanit për sigurinë kufitare të këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2019 11:01 Europe/Tirane
  • Amerika ndërprenë ndihmat ushtarake për Libanin

Amerika ka ndërprerë ndihmat ushtarake në vlerë 105 milionë dollar për Libanit për sigurinë kufitare të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar dy funksionarë amerikan, ka njoftoi se vendimi për ndërprerjen e ndihmave ushtarake të Uashingtonit ndaj Libanit është marrë nga zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Amerikës.

Një pjesë ndihmave ushtarake të ndërprera përfshinë pajisjet e vëzhgimit gjatë natës dhe armët të cilat do të përdoreshin për sigurinë kufitare të Libanit.

Mike Pompeo, sekretari amerikan i Amerikës, së fundi në takim me Sa’d Hariri, kryeministrin e Libanit, ka theksuar vazhdimin e ndihmave ushtarake të Uashingtonit ndaj ushtrisë dhe forcave të sigurisë së Libanit. Mirëpo Sa’d Hariri më 29 tetor ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas dy javë protestash të qytetarëve në rrugët e Libanit.

Ushtria e Libanit për pajisjen dhe zhvillimin e vetë në masë shumë të madhe është e varur për ndihmat ndërkombëtare dhe pajisjet ushtarake të shteteve si Amerika, Franca dhe Britania e Madhe.