Amerika ndërprenë ndihmat ushtarake për Libanin
Amerika ka ndërprerë ndihmat ushtarake në vlerë 105 milionë dollar për Libanit për sigurinë kufitare të këtij vendi.
Agjencia e lajmeve Reuters duke cituar dy funksionarë amerikan, ka njoftoi se vendimi për ndërprerjen e ndihmave ushtarake të Uashingtonit ndaj Libanit është marrë nga zyra e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Amerikës.
Një pjesë ndihmave ushtarake të ndërprera përfshinë pajisjet e vëzhgimit gjatë natës dhe armët të cilat do të përdoreshin për sigurinë kufitare të Libanit.
Mike Pompeo, sekretari amerikan i Amerikës, së fundi në takim me Sa’d Hariri, kryeministrin e Libanit, ka theksuar vazhdimin e ndihmave ushtarake të Uashingtonit ndaj ushtrisë dhe forcave të sigurisë së Libanit. Mirëpo Sa’d Hariri më 29 tetor ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pas dy javë protestash të qytetarëve në rrugët e Libanit.
Ushtria e Libanit për pajisjen dhe zhvillimin e vetë në masë shumë të madhe është e varur për ndihmat ndërkombëtare dhe pajisjet ushtarake të shteteve si Amerika, Franca dhe Britania e Madhe.