Lavrov: al-Bagdadi ishte krijesë e vetë Amerikës
Ministri i jashtëm i Rusisë duke reaguar ndaj lajmit për vrasjen e kreut të ISIS, ka thënë se Abu Bekr Bagdadi ishte pjellë e vetë Amerikës.
Sergei Lavrov deklaroi se ushtarët rusë janë duke analizuar ngjarjen dhe të vërtetën e vrasjes së Bagdadit dhe shtoi se shumë nga dokumentet e publikuara dhe parashtruara nga Amerika nuk mund të konfirmohen. Nëse vrasja e al-Bagdadit është e saktë atëherë Amerika ka eliminuar një krijesë të saj, tha në fjalën e tij Sergei Lavrov. Më herët Presidenti amerikan Donald Trump tha se udhëheqësi i ISIS-it Abu Bekr al-Bagdadi shpërtheu veten, duke vdekur "si qen" dhe "si një frikacak" pasi forcat amerikane e bllokuan atë brenda një tuneli pa dalje. " Shtetet e Bashkuara e sollën para drejtësisë liderin numër një të terrorizmit në botë ", tha Trump ndërsa ju drejtua mediave në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti tha se udhëheqësi i ISIS shpërtheu jelekun e tij me eksploziv ndërsa "qante dhe rënkonte" gjatë një sulmi të kryer gjatë natës nga forcat speciale amerikane në Siri. "Ai shpërtheu jelekun e tij, duke vrarë veten dhe tre fëmijët e tij. Trupi i tij u gjymtua nga shpërthimet. Tuneli u shemb mbi të, "pohoi Trump. Identiteti i Al-Bagdadit u konfirmua nga testet e ADN-së të kryera "15 minuta" pasi ai u vra, tha Trump, duke shtuar, testet siguruan një identifikim "të sigurt, të menjëhershëm dhe plotësisht pozitiv" se trupi i përkiste shefit të terrorizmit.