Turqia: Franca dhe Izraeli duan një shtet terrorist në Siri
(last modified Sat, 02 Nov 2019 20:16:11 GMT )
Nëntor 02, 2019 21:16 Europe/Tirane
  • Turqia: Franca dhe Izraeli duan një shtet terrorist në Siri

"Ata donin të krijonin një shtet terrorist në Siri", tha të shtunën Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, dhe shtoi: "Dhe është Franca dhe Izraeli që kanë qenë iniciatorët e këtij plani, unë flas shumë qartë . Kjo është arsyeja e shpërthimit".

Parlamenti francez të mërkurën miratoi njëzëri një rezolutë që përsëriti "mbështetjen e palëkundur të Francës" për kurdët që janë shënjestra e sulmeve turke në veri të Sirisë. "Është e qartë se Franca e ka marrë këtë vendim pas dështimit të planit të saj për krijimin e një shteti terrorist në Siri", tha Ministria e Jashtme turke. Franca tha se po u jep fund eksporteve të armëve në Turqi pas operacioneve të Ankarasë në veri të Sirisë, ndërsa Izraeli po mendonte të dërgonte armë për militantët kurdë. Izraeli ka mbështetur prej kohësh militantët që veprojnë kundër qeverisë siriane. Regjimi izraelit ka kritikuar vazhdimisht Turqinë për operacionet e saj kundër militantëve kurdë. Kur Shtëpia e Bardhë njoftoi më 6 tetor se Shtetet e Bashkuara do të tërhiqnin forcat e tyre nga Siria verilindore, partitë e majta dhe të djathta në Izrael nxituan të shprehin mbështetjen dhe simpatinë e tyre drejt kurdëve të braktisur.

 

Tags