Shtypen jelek-verdhët në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92184-shtypen_jelek_verdhët_në_francë
Në disa qytete të Francës janë organizuar përsëri protesta nga lëvizja e Jelek-verdhëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 03, 2019 05:21 Europe/Tirane
  • Shtypen jelek-verdhët në Francë

Në disa qytete të Francës janë organizuar përsëri protesta nga lëvizja e Jelek-verdhëve.

Burimet informative njoftojnë se policia ka ndërhyrë me forcë për të shtypur protestat e jelek-verdhëve në javën e 51-të radhazi. Policia për të shtypur protestuesit ka përdorur shkopinj gome dhe gaz lotsjellës si dhe ka arrestuar me dhjetëra protestues. Franca prej 17 nëntorit të vitit të kaluar përballët me protesta popullore kundër politikave të qeverisë. Në rrjedhën e këtyre protestave në Francë deri tani 11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 14 mijë të tjerë janë arrestuar. Protestat në fillim nisën në reagim ndaj politikave ekonomike të presidentit Emanuel Makron, sidomos në sektorin e karburantit dhe taksave mirëpo me kalimin e kohës shumë shpejt u kthyen në protesta me prirje politike. Protestuesit e lëvizjes Jelek-Verdhët janë të mendimit se presidenti Makron po ushtron presion ndaj qytetarëve dhe për këtë ai duhet shkarkuar.