Moska kritikon sanksionet që perëndimi vendos ndaj vendeve të tjera
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92237-moska_kritikon_sanksionet_që_perëndimi_vendos_ndaj_vendeve_të_tjera
Perëndimorët për shekuj me radhë janë mundua të sundojnë botën si në periudhën kolonialiste ashtu edhe në periudhën imperialiste, duke ushtruar presione ndaj vendeve të tjera.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 05, 2019 05:32 Europe/Tirane
  • Moska kritikon sanksionet që perëndimi vendos ndaj vendeve të tjera

Perëndimorët për shekuj me radhë janë mundua të sundojnë botën si në periudhën kolonialiste ashtu edhe në periudhën imperialiste, duke ushtruar presione ndaj vendeve të tjera.

Gjatë periudhës së luftës së ftohtë dhe pas saj Amerika si kreu i vendeve perëndimore ka bërë përpjekje të shumta për të ushtruar sundimin dhe hegjemoninë e saj në botë dhe për realizimin e këtij objektivi si metodë ka përdorur sanksionet. Në këto kushte Dimitri Medvedev kryeministër i Rusisë i cili ka shkuar në Tajlandë për të marrë pjesë në takimin e vendeve të Azisë juglindore, ditën e hënë ka kritikuar politikat sanksionuese të perëndimit dhe ka thënë: Sanksionet janë kthyer në një mjet për të ushtruar presione politike dhe është faktor i nisjes së luftës tregtare mes vendeve. Edhe pse sot nga ana e perëndimit janë vendosur sanksione të shumta ndaj vendeve si Rusia, Irani, Venezuela, Kuba dhe Koreja e veriut mirëpo në këtë mes rolin më të madh e ka luajtur Amerika. qeveria e Donald Trump mendon se për realizimin e objektivave të saj kundrejt vendeve të tjera metoda më e mirë dhe më efikase është ushtrimi i presioneve me anë të sanksioneve. Aleksandër Novak, ministër i energjisë së Rusisë thotë: Të gjitha vendet në botë janë të lodhur nga sanksionet amerikane ndaj vendeve të tjera të cilat nuk pranohet nga këto vende. Tani maja e mprehtë e sanksioneve të Amerikës është drejtuar nga armiqve dhe rivalëve të saj kryesore si Rusia dhe Irani. Si pretekst për të vendosur sanksione ndaj Rusisë Amerika ka përdorur krizën e vitit 2014 në Ukrainë dhe aneksimin e Krimesë me Rusinë. sa i përket Iranit Amerika me daljen e jashtëligjshme nga marrëveshja bërthamore ka vendosur përsëri sanksione të cilat janë zbatuar në dy faza në gusht dhe në nëntor të vitit 2018. Përveç kësaj qeveria e Trump synon të vendosë sanksione edhe ndaj rivalë tregtarë dhe ekonomik të Amerikës si Rusia, sidomos në sektorin strategjik atë të energjisë. Uashingtoni në përpjekje për të influencuar në tregun e gazit në Evropë jo vetëm që kundërshton zgjerimin e bashkëpunimit të Rusisë dhe Evropës në fushën e energjisë mirëpo ka kërcënuar evropianët se do të përballen me sanksione në rast se vazhdojnë zbatimin e projektit ë përbashkët të gazit North Stream 2 me Rusinë. Medvedev ka paralajmëruar se në rast se politika e sanksioneve vazhdon, mund të shfaqen luftëra të mëdha tregtare. Mesa duket vazhdimi i politikave sanksione të perëndimit dhe në veçanti të Amerikës, të cilët me anë të sanksioneve synojnë të imponojnë kërkesat dhe qëllimet e tyre tek vendet e tjera që të arrijnë të dobësojnë tregtinë dhe ekonominë e rivalëve të tyre, do ta destabilizojë botën akoma më shumë.