Londra dhe Brukseli kërkojnë dënimin e pjesëtarëve të ISIS në Irak
Britania dhe Belgjika kanë kërkuar dënimin e pjesëtarëve të ISIS në Irak.
Ministria e jashtme e Britanisë së Madhe dhe e Belgjikës, me një deklaratë të tyre janë shprehur kundër pranimit të shtetasve të tyre pjesëtarë të ISIS dhe kanë theksuar se këta persona duhet të dënohen në atë vend ku kanë kryer krime. Më herët një prej funksionarëve politikë të Irakut në një prononcim për kanalin Rusia Today deklaroi se qeveria e Irakut ka refuzuar planin e vendeve evropiane për transferimin e 13 mijë pjesëtarëve të ISIS nga Siria në Irak. Ky funksionar Irakian pa përmendur emrin e tij ka thënë: Evropianët në vizitat e tyre të fundit në Irak u kanë kërkuar autoriteteve të Irakut që të pranojë planin për transferimin e 13 mijë pjesëtarëve të ISIS nga sirian ë Irak, mirëpo Bagdadi e ka refuzuar këtë plan. Autoritetet e Irakut kanë thënë se këta persona nuk kanë bërë ndonjë krim në Irak që të dënohen në këtë vend. Ndërkohë mësohet se rreth 1500 femra anëtare të ISIS që mbaheshin në kampin Heval janë transferuar nga forcat amerikane nga provinca Hesake e Sirisë për në Irak.