Joe Biden: Përsëri do ta vendosim marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92252-joe_biden_përsëri_do_ta_vendosim_marrëveshjen_bërthamore
Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës të martën deklaroi se në rast se do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, do t'a rikthejë në zbatim marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 05, 2019 12:46 Europe/Tirane
  • Joe Biden: Përsëri do ta vendosim marrëveshjen bërthamore

Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale 2020 të Amerikës të martën deklaroi se në rast se do të fitojë në zgjedhjet presidenciale, do t'a rikthejë në zbatim marrëveshjen bërthamore të nënshkruar me Iranin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Joe Biden, kandidati i demokratëve për zgjedhjet presidenciale të Amerikës 2020, ditën në një intervistë me media, pretendoi se në rast se do t'i fitojë zgjedhjet presidenciale në Amerikë, marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1, do ta rikthejë përsëri në zbatim në Amerikë.

Ai tha: "Unë do ta rikthej në fuqi përsëri marrëveshjen bërthamore me Iranin, për arsye kjo marrëveshje na ka dhënë mundësi neve që të vërtetojmë korrektësinë duke zbatuar sistemin më të rreptë të inspektimit. Dalja nga kjo marrëveshje në asnjë mënyrë nuk është e logjikshme".