Një diplomat i lartë i Amerikës dëshmon kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92269-një_diplomat_i_lartë_i_amerikës_dëshmon_kundër_trump
Ambasadori i Amerikës në BE ka konfirmuar se presidenti i Amerikës në mënyrë të hapur ndihmën ushtarake për Ukrainën e ka kushtëzuar me deklaratën e Kievit në lidhje me korrupsionin e familjes Biden.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2019 11:08 Europe/Tirane
  • Një diplomat i lartë i Amerikës dëshmon kundër Trump

Ambasadori i Amerikës në BE ka konfirmuar se presidenti i Amerikës në mënyrë të hapur ndihmën ushtarake për Ukrainën e ka kushtëzuar me deklaratën e Kievit në lidhje me korrupsionin e familjes Biden.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Gordon Sandeland, ambasadori i Amerikës në Bashkimin Evropian, në një tekst plotësues të deklaratave të tij për Kongresin e Amerikës, ka shkruar se kërkesa e Donald Trump, presidentit të Amerikës, nga Ukraina për kryerjen e hetimeve në lidhje me aktivitetin e djalit të Joe Biden dhe ndërprerjen e ndihmave ushtarake për Kievin, ishte një shkëmbim i qartë tregtar.

Thuhet se kjo dëshmi e Gordon Sandeland do të përshpejtojë procesin për thirrjen e Trump në interpelancë në Dhomën e Përfaqësuesve.