Javën e ardhshme nis procesi publik i shkarkimit të Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92290-javën_e_ardhshme_nis_procesi_publik_i_shkarkimit_të_trump
Kongresi i Demokratëve deklaroi se seancat hetimore  për presidentin Donald Trump do të bëhen publike duke filluar nga java e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 06:38 Europe/Tirane
  • Javën e ardhshme nis procesi publik i shkarkimit të Trump

Kongresi i Demokratëve deklaroi se seancat hetimore  për presidentin Donald Trump do të bëhen publike duke filluar nga java e ardhshme.

Tre zyrtarë të lartë të shteteve do të jenë në krye të komisionit që do të dëgjojë dëshmitë e presidentit Trump, seanca që do të bëhen publike. Presidenti i SHBA akuzohet pas publikimit të bisedave me presidentin e Ukrainës, Zelensky ku i ka kërkuar hetimin politik të ish zëvendës presidentit të Amerikës, Joe Biden. Të gjithë akuzat janë mohuar nga Trump, por është komisioni hetimor që do të vlerësojë dëshmitë e tij. Deri më tani janë zhvilluar 3 seanca të mbyllura dhe janë marrë në pyetje me dhjetëra persona që janë në dijeni të çështjes. Dëshmitari i radhës në seancën publike do të jetë Bill Taylor, ambasadori amerikan në Ukrainë. Ai ka deklaruar më parë se Trump ka kërkuar hetim të ish zëvendës presidentit, Joe Biden.