Macron: NATO po përjeton vdekje të trurit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92310-macron_nato_po_përjeton_vdekje_të_trurit
Emmanuel Macron e ka përshkruar NATO si "tru të vdekur”.Presidenti francez theksoi se ka një përkushtim në rënie të aleancës transatlantike nga garantuesi i saj kryesor, SHBA.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Macron: NATO po përjeton vdekje të trurit

Emmanuel Macron e ka përshkruar NATO si "tru të vdekur”.Presidenti francez theksoi se ka një përkushtim në rënie të aleancës transatlantike nga garantuesi i saj kryesor, SHBA.

I intervistuar nga The Economist, ai përmendi dështimin e SHBA për të konsultuar NATO përpara se të nxirrnin forcat nga Siria veriore. Ai gjithashtu hodhi dyshime nëse anëtarët e NATO-s ishin ende të përkushtuar në mbrojtjen kolektive.NATO feston 70 vjetorin e themelimit në një samit në Londër muajin tjetër."Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të NATO-s,"- tha Macron.Presidenti francez paralajmëroi anëtarët evropianë se nuk mund të mbështeten më tek SHBA për të mbrojtur aleancën, e krijuar në fillimin e Luftës së Ftohtë për të forcuar sigurinë e Evropës Perëndimore dhe SHBA.