Erdogan: SHBA nuk po e respekton marrëveshjen e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92316-erdogan_shba_nuk_po_e_respekton_marrëveshjen_e_sirisë
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara nuk po e përmbushin zotimin e tyre për të larguar militantët kurdë nga një rajon kufitar sirian dhe se ai do ta ngrinte këtë çështje kur të takohej me Presidentin e SHBA Donald Trump javën e ardhshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2019 16:35 Europe/Tirane
  • Erdogan: SHBA nuk po e respekton marrëveshjen e Sirisë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha se Shtetet e Bashkuara nuk po e përmbushin zotimin e tyre për të larguar militantët kurdë nga një rajon kufitar sirian dhe se ai do ta ngrinte këtë çështje kur të takohej me Presidentin e SHBA Donald Trump javën e ardhshme.

Erdogan është planifikuar të diskutojë zbatimin e marrëveshjes me Trump në Uashington më 13 nëntor. Takimi u vendos pas një telefonate mes dy liderëve. "Ndërsa ne zhvillojmë këto bisedime, ata që na premtuan se YPG ... do të tërhiqej brenda 120 orësh nuk e kanë arritur këtë," tha Erdogan ndërsa foli në një konferencë shtypi të enjten. Ai tha se edhe marrëveshja me ndërmjetësi ruse gjithashtu nuk ishte përmbushur, dhe militantët kurdë ishin ende në shiritin kufitar prej 30-kilometra, duke shtuar se ai do të zhvillojë bisedime me Putinin për këtë çështje. Presidenti turk kërcënoi se do të thellojë lidhjet ushtarake me Moskën, nëse Shtetet e Bashkuara nuk heqin embargon për shitjen Ankarasë të avionit luftarak F-35. Turqia është e vendosur të blejë avionin Su-35, bombarduesin më të ri të Rusisë. Ajo tashmë ka provokuar alarm midis aleatëve të saj perëndimorë me blerjen e sistemit rus të raketave S-400."Kur blemë sistemin S-400, nuk i kërkuam leje askujt. Kështu që, nëse marrim një vendim, do t'i blejmë edhe avionët Su-35", tha Presidenti Erdogan.