Zbulohen 50 gënjeshtra të Trump gjatë një jave
Mediat amerikane kanë zbuluar 50 gënjeshtrat dhe pretendimet e pavërteta të presidentit të Amerikës gjatë një jave të kaluar.
Kanali televiziv CNN duke instaluar një sistem për hetimin e të vërtetës, ka shqyrtuar gënjeshtrat e presidentit amerikan Donald Trump në javën që kaloi dhe ka arritur në këtë konkludim se Trump gjatë javës së kaluar ka bërë 50 pretendime të pavërteta dhe të rrejshme dhe 13 gënjeshtra të tij në këtë drejtim janë të lidhura me procesin për thirrjen e tij në Interpelancë.
Ndërkohë shpërdorimi i parave të fondacionit privat për qëllime politike ka penalizuar presidentin Donald Trump me 2 milionë dollarë. Fondet e mbledhura nga shoqëria bamirëse dyshohet se u përdorën pjesërisht në fushatën elektorale të vitit 2016.
Presidenti amerikan Donald Trump do duhet të paguajë 2 milionë dollarë për shpërdorimin e fondacionit të vjetër bamirës.
Gjykata supreme e Nju-Jorkut tha të enjten se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka shfrytëzuar në të paktën një rast fondin e parave të fondacionit për të financuar fushatën presidenciale të vitit 2016.
Atëkohë, fondacioni që i ishte besuar tre fëmijëve të kryeshtetarit amerikan organizonte evente për mbledhje fondesh për veteranët amerikanë.
Por një pjesë e të ardhurave përvetësohej nga stafi i presidentit Trump për të financuar garën elektorale.
Dyshohet se shoqëria bamirëse ishte përdorur edhe më parë si bankë personale e presidentit për axhendën e vet politike.
Në verdiktin e së enjtes, gjykatësja e Manhatanit, Salien Skarpula, tha se presidenti do duhet t'ua paguajë penalitetin prej 2 milionë dollarë një sërë organizatave të tjera bamirëse.
Akuzat për fondet vitin e kaluar çuan në mbylljen e fondacionit "Donald Trump", ndërkohë që tre fëmijët e presidentit që kishin rol drejtues në të, janë urdhëruar të marrin trajnim për funksionet e shoqatave bamirëse.