Deklaratat skandaloze të Macron kundër Bosnjës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92332-deklaratat_skandaloze_të_macron_kundër_bosnjës
Politikanë dhe liderë të komunitetit mysliman boshnjakë kanë dënuar deklaratat e presidentit francez Emanuel Macron për Bosnjë-Hercegovinën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2019 16:34 Europe/Tirane
  • Deklaratat skandaloze të Macron kundër Bosnjës

Politikanë dhe liderë të komunitetit mysliman boshnjakë kanë dënuar deklaratat e presidentit francez Emanuel Macron për Bosnjë-Hercegovinën.

Kreu i pallatit Elize, në një intervistë për britaniken "The Economist", e krahasoi vendin me një "bombë me sahat" që rrezikon rajonin e Ballkanit. Ai ju referua luftëtarëve boshnjakë që luftuan për ISIS dhe që pas arratisjes prej andej po synojnë të kthehen në vendlindje."Nëse ka ndonjë merak për rajonin, arsyeja nuk është Maqedonia, as Shqipëria, por Bosnjë-Hercegovina. Është një bombë me sahat që pulson afër Kroacisë, dhe që problem ka kthimin e xhihadistëve,” u shpreh Macron.Presidenti i Bosnjës për komunitetin kroat kërkoi të premten që ambasadori i Francës në Sarajevë të japë shpjegime për komentet. Zëdhënësi i komunitetit mysliman në vend i cilësoi deklaratat "skandaloze.""Në Siri dhe Irak kanë shkuar gati 300 qytetarë boshnjakë, shumica gra dhe fëmijë. Franca ka 1,900 të tillë dhe pret kthimin e 450 xhihadistëve në atdhe. S'e kuptoj se si Bosnja paska një problem më të madh sesa Franca," deklaroi Muhamed Jusiç.Analistët politikë në Europë çmojnë se pikëpamjet e presidentit francez në çështjet e Ballkanit vijnë nga injoranca dhe arroganca.