Merkel: Bota të mos harrojë pasojat e racizmit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92344-merkel_bota_të_mos_harrojë_pasojat_e_racizmit
Kancelarja e Gjermanisë në 30 vjetorin e rrëzimin të murit të Berlinit, e vlerësoi përcaktuese këtë ngjarje për fatin e Gjermanisë dhe të botës dhe deklaroi se bota nuk duhet t'i harrojë pasojat e urrejtjes dhe racizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 09, 2019 14:47 Europe/Tirane
  • Merkel: Bota të mos harrojë pasojat e racizmit

Kancelarja e Gjermanisë në 30 vjetorin e rrëzimin të murit të Berlinit, e vlerësoi përcaktuese këtë ngjarje për fatin e Gjermanisë dhe të botës dhe deklaroi se bota nuk duhet t'i harrojë pasojat e urrejtjes dhe racizmit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, në ceremoninë e 30 vjetorit të rrëzimit të murit të Berlinit që u organizua sot në kryeqytetin e Gjermanisë, deklaroi se 9 nëntor i është një ditë përcaktuese në historinë bashkëkohore të Gjermanisë. 

Ajo në këtë ceremoni e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta politike dhe shoqërore të Gjermanisë dhe të shteteve të ndryshme, tha: "30 vite më parë, në një ditë si kjo u shemb muri i Berlinit. Ky mur ishte simbol i shkeljes së të drejtave të njeriut, shtypjes dhe diktaturës. Shumë njerëz janë bërë viktimë e diktaturave në vendet e Evropës Lindore. Ne kurrë nuk do t'i harrojmë ata". 

Ndërtuar në vitin 1961 nga qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, muri kishte si synim të ndalte valën e qytetarëve të saj që donin të shkonin në perëndim.

Qindra vetë u vranë në përpjekje për t’u arratisur përtej kufirit. Pothuajse tre dekada më pas, natën e 9 nëntorit, 1989 dhjetëra-mijëra njerëz e rrëzuan murin, një moment kyç që kontribuoi në fillimin e rënies së Bashkimit Sovjetik.

Por siç njofton korrespondenti Henry Ridgwell nga Berlini, shpresat se ajo ngjarje do të sillte paqe mes Lindjes dhe Perëndimit, janë shuar ndërsa rritet frika për një luftë të re të ftohtë.

Një valë gjigante që mban shpresat dhe kujtimet e njerëzve dikur të ndarë nga Muri i Berlinit. 30 mijë mesazhe të shkruara të varura para Portës së Brandenburgut.

Në këtë vend në qershor 1987, presidenti i atëhershëm amerikan, Ronald Reagan i tha shprehjen tashmë të famshme homologut të tij sovjetik:

“Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur”.

Dy vjet pas fjalimit të presidentit Reagan, vetë gjermanët e rrëzuan murin në një demonstrim dramatik të forcës së popullit që do të kishte pasoja të jashtëzakonshme për Gjermaninë, Evropën dhe për rendin global.

Në bllokun sovjetik, presioni po intensifikohej prej muajsh. Protestat pro-demokraci u përhapën në Gjermaninë Lindore. Më 9 nëntor, një zëdhënës qeverisë së Gjermanisë Lindore tha se qytetarët ishin tani të lirë të udhëtonin në perëndim.

Njoftimi i papritur ishte një gabim burokratik, por gjermano-lindorët u lëshuar drejt kufirit. Në konfuzion, rojat hapën portat.

Patrick Hartwig, atëherë 19 vjeçar, ishte mes të parëve që hynë. Ai vajti menjëherë në qendrën trekëtare Kurfürstendamm, që simbolizonte kapitalizmin perëndimor. Ai punon tani në të njëjtën rrugë.