Arrestohen 10 protestues të jelekverdhëve në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92363-arrestohen_10_protestues_të_jelekverdhëve_në_francë
Jelekët e verdhë në  Francë u mblodhën dje në qytete të ndryshme franceze për javën e 52-të rresht për të protestuar ndaj politikave të qeverisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2019 03:39 Europe/Tirane
  • Arrestohen 10 protestues të jelekverdhëve në Francë

Jelekët e verdhë në  Francë u mblodhën dje në qytete të ndryshme franceze për javën e 52-të rresht për të protestuar ndaj politikave të qeverisë.

Jelek-verdhët në këtë demonstratë brohorisnin parulla kundër presidentit francez Emanuel Macron. Në protestën e organizuar dje policia franceze ka arrestuar të paktën 10 protestues. 17 Nëntori 2018 dëshmon nisjen e protestave popullore kundër politikave të qeverisë franceze. Më shumë se 11 njerëz janë vrarë dhe 14,000 janë plagosur ose arrestuar në Francë gjatë këtyre protestave. Protestat filluan fillimisht nisën në përgjigje të politikave ekonomike të presidentit francez Emanuel Macron, veçanërisht në fushën e karburantit dhe taksave, por shpejt morën hov politik. Protestuesit francezë, të cilët e quajnë veten "jelek-verdhët", i shohin politikat e Macron si një presion mbi qytetarët francezë dhe për këtë kanë kërkuar largimin e tij.