Protestuesit në Bolivi pushtojnë ndërtesën e Radiotelevizionit
Gjatë protestave dhe trazirave në Bolivi, protestuesit kanë hyrë në zyrat e Radiotelevizionit shtetëror të këtij vendi dhe kanë ndërprerë transmetimin e programeve të drejtpërdrejta.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Evo Morales, presidenti i Bolivisë, ditën e shtunë në reagim ndaj kësaj ngjarje, ka dënuar grusht shtetin që është duke ndodhur në këtë vend. Qeveria e Bolivisë njëkohësisht e ka konsideruar të panevojshme dërgimin e forcave ushtarake për t'u përballur me këtë grusht shtet.
Morales pas zhvillimit të mbledhjes urgjente me disa ministra dhe me Villiams Kaliman, komandantin e forcave të armatosura të këtij vendi, në faqen e tij në Twitter, ka shkruar: "Motra dhe vëllezër, demokracia jonë është në rrezik për shkak të një grusht shteti të cilin e kanë filluar grupet e dhunshme kundër sistemin dhe rendit kushtetues të vendit. Ne para Bashkësisë Ndërkombëtare e dënojmë këtë sulm kundër sundimit të ligjit në vend".
Presidenti i Bolivisë pas pak me anë të një mesazhi tjetër të publikuar në Twitter, ka thënë: "Kërkoj nga qytetarët për ta ruajtur paqen dhe jetën e tyre që është më e vlefshme se çfarëdo lloj interesi tjetër politik, në mënyrë paqësore ta mbrojnë demokracinë dhe Kushtetutën e Shtetit dhe sundimin e ligjit".