Nikky Haley: Shkarkimi i Trump është njësoj si dënim me vdekje!
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92383-nikky_haley_shkarkimi_i_trump_është_njësoj_si_dënim_me_vdekje!
Ish përfaqësuesja amerikane në Kombet e Bashkuara e përshkroi shkarkimin e presidentit Trump si një dënim me vdekje ndaj tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2019 17:10 Europe/Tirane
  • Nikky Haley: Shkarkimi i Trump është njësoj si dënim me vdekje!

Ish përfaqësuesja amerikane në Kombet e Bashkuara e përshkroi shkarkimin e presidentit Trump si një dënim me vdekje ndaj tij.

Në një intervistë për televizionin CBS duke folur për procesin e shkarkimit të Presidentit Donald Trump, Nikky Haley tha: "Nuk është e qartë se çfarë po bëjnë demokratët. Ata po veprojnë pa asnjë bazë ligjore". Haley pretendoi se sipas tekstit të bisedës telefonike midis Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, nuk ka asnjë bazë për fajësimin e Trump. Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve po hetojnë mbi akuzat se Presidenti republikan i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden, i cili kandidon për zgjedhjet e 2020s. Presidenti i SHBA Donald Trump tha se ai nuk është i shqetësuar në lidhje me hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve, tani që dëshmitë do të bëhen të hapura për publikun.