Vetëvrasje apo likuidim?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92410-vetëvrasje_apo_likuidim
Të hënën, 11 nëntor, themeluesi i grupit terrorist Helmetat e Bardha u gjet i vdekur, thanë burime lokale turke, duke shtuar se provat paraprake sugjerojnë se ai bëri vetëvrasje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2019 17:38 Europe/Tirane
  • Vetëvrasje apo likuidim?

Të hënën, 11 nëntor, themeluesi i grupit terrorist Helmetat e Bardha u gjet i vdekur, thanë burime lokale turke, duke shtuar se provat paraprake sugjerojnë se ai bëri vetëvrasje.

Policia e Stambollit tha se James Le Mesurier u gjet i vdekur të hënën në mëngjes pranë shtëpisë së tij në lagjen Bejoglu në qendër të Stambollit. Për më tepër, një diplomat tha që rrethanat rreth vdekjes së tij ishin të paqarta. Disa burime thanë se ai mund të ketë rënë nga ballkoni i banesës së tij. James Le Mesurier, një ish oficer i ushtrisë britanike, ishte drejtori i fondacionit Mayday Rescue, i cili në vitin 2013 krijoi grupin terrorist të quajtur "Helmetat e Bardha". Vetëm tre ditë më parë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova i kërkoi Britanisë të "sqarojë" rolin e saktë të Le Mesurier, duke pyetur nëse ai kishte lidhje me " Al-Kaidan ". "Ky njeri është vërejtur në shumë konflikte në të gjithë botën, përfshirë Ballkanin dhe Lindjen e Mesme ... Përveç kësaj, disa hetues tregojnë për lidhjet e këtij ish-spiuni me organizatat terroriste ndërsa ka punuar në Kosovë. Të dhënat sugjerojnë se anëtarët e al-Kaidës janë pjesë e ekipit të tij ", shtoi Maria Zakharova. Helmetat e Bardha janë pjesë e një organizate jashtëzakonisht të diskutueshme për mbështetjen e saj ndaj terroristëve në Siri. E financuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, ky grup pretendon se ndihmon civilët në Siri, por kritikët dhe vëzhguesit neutralë  e kanë akuzuar atë për lidhje të ngushta me grupe të shumta terroriste në Siri, përfshirë degën lokale të al-Kaidës. Ky gjakatar që shërbeu në Shërbimet e Jashtme të Inteligjencës Britanike MI6, dhe Padron i Terroristëve të Helmetave të Bardha, është eliminuar fizikisht, sepse ai dinte shumë, ndërsa lufta në Siri është gati të mbarojë, kështu që roli i tij ka mbaruar.