Studentët në Francë ngrihen në protestë solidarizimi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92444-studentët_në_francë_ngrihen_në_protestë_solidarizimi
Studentët marshuan nëpër qytete në të gjithë Francën për të treguar solidaritet me një student që u përpoq të bënte vetëvrasje të premten.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 13, 2019 07:30 Europe/Tirane
  • Studentët në Francë ngrihen në protestë solidarizimi

Studentët marshuan nëpër qytete në të gjithë Francën për të treguar solidaritet me një student që u përpoq të bënte vetëvrasje të premten.

22-vjeçari i vuri flakën vetes për shkak të vështirësive financiare, për të cilat fajësoi politikanët dhe Bashkimin Evropian. Studentët thanë se gjesti i tij i dëshpëruar përfaqëson pasigurinë aktuale me të cilën përballen të rinjtë në Francë. Ai pësoi djegie në 90% të trupit dhe tani është në spital në gjendje kritike. Që nga incidenti në Lyon, hashtagu #laprécaritétue ose “pasiguria vret” është bërë virale në mediat sociale. Qindra studentë u mblodhën në Lyon, ndërsa protesta u zhvilluan gjithashtu në Paris dhe Lille, ku ish-presidenti francez François Hollande u detyrua të anulojë një konferencë të planifikuar. Të premten, sindikatat studentore të SUD-Éducation and Solidaires folën për pasigurinë e jetës së studentëve. Ata thanë se përpjekja për vetëvrasje e studentit nuk mund të reduktohet vetëm tek dëshpërimi. 22-vjeçari i vuri flakën vetes para një restoranti universiteti në Lyon. Ai publikoi një postim në Facebook në lidhje me vështirësitë e tij financiare vetëm disa orë para tentativës për vetëvrasje. Studenti fajësoi presidentin Emmanuel Macron, dy nga paraardhësit e tij, liderin e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe Bashkimin Evropian për aktin e tij. Djali, i cili studion në Universitetin Lyon 2, shkroi në Facebook se nuk kishte më forcë të përballonte barrën financiare të jetesës prej 450 euro në muaj. "Le të luftojmë kundër ngritjes së fashizmit, i cili vetëm na ndan dhe liberalizmit që krijon pabarazi,"- shkroi ai. Duke ju referuar vendndodhjes ku kreu aktin, ai tha se synonte një vend publik.