Trump: Tregtia me Evropën më e keqe sesa me Kinën
Presidenti i Amerikës, ka akuzuar Evropën se ka krijuar pengesa të tmerrshme në tregti.
Donald Trump, duke i cilësuar diskriminuese politikat tregtare të BE kundrejt Amerikës ka thënë: Pengesa tregtare të vendosura nga BE janë të tmerrshme dhe në disa anë edhe më të këqija sesa të Kinës. Ai duke folur mbi shkëmbimet tregtare mes Amerikës dhe vendeve anëtare të BE ka thënë: Amerika nuk mund të eksportojë produktet e saj në Evropë ndërkohë që Evropa produktet e saj me një tarifë të ulët doganore i eksporton në Amerikë. sa i përket Kinës të cilën ai akoma nuk ka mundur ta bindë për tarifat doganore, presidenti amerikan shpresoi të arrijë një marrëveshje tregtie me Pekinin. Presidenti amerikan prej vitit 2018 ka parashtruar idenë se marrëdhëniet tregtare të Uashingtonit me partnerët e tij janë të padrejta dhe në dëm të Amerikës, ka ndërmarrë politikën e vendosjes së tarifave doganore dhe shtimit të këtyre tarifave për produktet e vendeve të tjera. Kjo masë e presidentit amerikan ka marrë menjëherë përgjigjen e Kinës dhe të BE.