Koreja e Veriut kërcënon të godasë bazat amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92466-koreja_e_veriut_kërcënon_të_godasë_bazat_amerikane
Gazeta e Koresë së Veriut Choson Sinbo paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se Koreja e Veriut është e aftë të zhvillojë sisteme të reja të mbrojtjes raketore që mund të sulmojnë bazat amerikane në Korenë e Jugut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2019 16:58 Europe/Tirane
  • Koreja e Veriut kërcënon të godasë bazat amerikane

Gazeta e Koresë së Veriut Choson Sinbo paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se Koreja e Veriut është e aftë të zhvillojë sisteme të reja të mbrojtjes raketore që mund të sulmojnë bazat amerikane në Korenë e Jugut.

Gazeta e Koresë së Veriut i kërkoi Uashingtonit të "bënte zgjedhjet e duhura" duke theksuar se sistemet e reja raketore të vendit ishin në gjendje të sulmonin bazat amerikane në Korenë e Jugut. Peniani planifikon të marrë një "rrugë të re" nëse nuk arrihet përparim i rëndësishëm në diplomaci me Shtetet e Bashkuara. Por nëse nuk duan të shohin zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes së gjeneratës së re, ata nuk duhet të humbasin mundësinë për të dialoguar me Korenë e Veriut, shkruan gazeta. Kim Jong-un e ka vendosur fundin e vitit si afatin e fundit të bisedimeve me palën amerikane për denuklearizimin e gadishullit Korean. Të dy vendet kishin rifilluar bisedimet në Stokholm në Suedi në fillim të tetorit, pa arritur një marrëveshje.