Greva e bluzave të bardha në Francë
Aktiviteti i disa spitaleve shtetërore në Francë ka hasur në probleme për shkak të grevës së bluzave të bardha për shkak të uljes së buxhetit të shëndetësisë.
Me qindra mjekë, infermierë, studentë të mjekësisë dhe punonjës të spitaleve në Francë prej ditës së djeshme janë futur në grevë në Paris dhe qytete të tjera të vendit. Grevistët i kërkojnë presidentit Emanuel Makron që të shpëtojë spitalet shtetërore në vend. Ata gjithashtu kërkojnë që shteti të akordojë një fond prej 3.8 miliard euro për spitalet shtetërore. Vlen të theksohet se spitalet shtetërore në Francë prej vitit 2005 janë detyruar të ulin shpenzimet e tyre me 9 miliard euro. Ndërkohë OBSH në vitin 2000 Francën e ka cilësuar si vendin me sistemin më të mirë mjekësore në mesin e 191 vendeve të botës. Franca prej mëse një viti përballet me protestat e jelek-verdhëve të cilët kërkojnë përmirësimin e politikave ekonomike të qeverisë.