Vazhdojnë kritikat e Pelosi kundër Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92547-vazhdojnë_kritikat_e_pelosi_kundër_trump
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, veprimet e presidentit amerikan Donald Trump i ka cilësuar më të këqija si Richard Nikson.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2019 05:28 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë kritikat e Pelosi kundër Trump

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, veprimet e presidentit amerikan Donald Trump i ka cilësuar më të këqija si Richard Nikson.

Nancy Pelosi, duke folur mbi skandalin Ukriane-gate ka thënë: Veprimet e Trump janë më të këqija se veprimet e Richard Nikson ish president i Amerikës. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës ka kritikuar sulmin e presidentit të Amerikës ndaj dëshmitares për skandalet e "Ukraine-Gate". Faqja informative "Hill" njoftoi se Nancy Pelosi, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Amerikës, ka kritikuar ashpër sulmin e Donald Trump, presidentit të Amerikës ndaj Marie Yovanovitch, ish-ambasadores së Amerikës në  Ukrainë dhe ka thënë se ky sulm tregon gjendjen e pasigurisë që po e ndjen Trump dhe me këtë veprim ai ka bërë një gabim shumë të madh. Ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch dha dëshminë e saj para Dhomës së Përfaqësuesve. Ajo tha, se është ndjerë e kërcënuar nga presidenti Trump. Gjatë dëshmisë Trump e sulmoi atë në Twitter. Gjatë seancës dëgjimore publike, Trump e sulmoi atë në Twitter. Kudo, ku Marie Yovanovitch ka qenë, gjendja është bërë më keq, shkroi Trump. Yovanovitch u pyet gjatë seancës për këtë tweet. “Kjo është frikësuese", tha ajo. Kryetari i komisionit hetimor, Adam Schiff akuzoi Trump për “frikësim në kohë reale". Më parë Yovanovitch ishte shprehur nën betim, se ajo ishte ndjerë e kërcënuar nga pohimet e Trump.