Koreja e Veriut nuk beson te bisedimet me SHBA
Koreja e Veriut ka njoftuar sot se lideri i saj Kim Jong-Un ka vëzhguar nga afër ushtrimet e njësisë së parashutistëve dhe snajperëve, duke premtuar se do të formojë një ushtri të pathyeshme.
Kim me këto deklarata është shprehur haptas se është i gatshëm të vazhdoj misionin e tij për forcimin e ushtrisë dhe se nuk beson në bisedimet me SHBA-të, përkundër faktit që SHBA-të dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar dje se kanë shtyrë ushtrimet e përbashkëta ushtarake për t’i dhënë hapësirë dialogut me Korenë e Veriut, sa i përket programit të saj bërthamor. Këto komente të Penianit kanë pasuar disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump, i bëri thirrje Kimit të “reagojë shpejtë” për të “arritur marrëveshje”, duke paralajmëruar samit të ri me fjalët “Shihemi së shpejti”. Koreja e Veriut gjithashtu ka njoftuar se ka kryer dy ushtrime në tre ditët e fundit, ku Kim ka ftuar pilotët ushtarakë të bëhen gati për armikun duke “qëndruar të armatosur deri në dhëmbë”.