Miratohet plani për përballjen me veprimet e njëanshme ekonomike në OKB
Amerika gjatë presidencës së Donald Trump, ka ndjekur me intensitet politikën e njëanshme dhe këtë kuadër njëanshmërinë politike e ka vendosur në prioritet të politikave të saj ekonomike dhe tregtare. Pikërisht kjo veprimtari e Uashingtonit e ka detyruar botën të reagojë.
Komiteti i dytë i AP i OKB ditën e enjte me shumicë votash me gjithë kundërshtimin e Amerikës dhe të regjimit sionist, ka miratuar një rezolutë për tu përballur me veprimet e njëanshme ekonomike që përdoren si kërcënim kundër vendeve në zhvillim. Kjo rezolutë është përpiluar nga grupi i vendeve me qëndrim të përbashkët mes tyre Irani dhe nga grupi 77 + Kinën i është dërguar komitetit të dytë të AP të OKB. Duke qenë se Amerika kishte kërkuar që rezoluta të vendosej në votim. Pas votimit rezoluta ka marrë 106 vota pro kundrejt 2 votave kundër që ishin Amerika dhe regjimi sionist. BE këtij plani i ka dhënë votën abstenim. Përfaqësuesit e disa vendeve në fjalimet e tyre kanë dënuar veprimet dhe sjelljen e njëanshme të disa vendeve dhe sidomos të Amerikës dhe kanë kërkuar nga organizmat dhe shoqëria ndërkombëtare të marrë veprime konkrete për të parandaluar të tilla veprime të jashtëligjshme. Në këtë rezolutë është theksuar respektimi i ligjeve dhe të drejtave ndërkombëtare mbi forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes vendeve sipas konventave dhe dispozitave të OKB dhe është theksuar se asnjë vend me anë të veprimeve të njëanshme ekonomike, politike apo çdo veprimi tjetër të njëanshëm nuk duhet të detyrojë vendet e tjera që të mbyllin sytë ndaj të drejtave të tyre sovrane. Kjo rezolutë është miratuar pas shtimit të tensioneve tregtare dhe politikave të njëanshme të Amerikës dhe tregon qëndrimin e Bashkësisë Ndërkombëtare kundrejt kësaj veprimtarie destruktive të Uashingtonit. Donald Trump president i Amerikës në fushën ekonomike po ndjek politikën proteksioniste apo të mbështetjes së ekonomisë vendase, që do të thotë shtim i tarifave doganore dhe vendosja e kufizimeve me pretekstin e mbështetjes së industrisë vendase. Mirëpo tarifat doganore të Uashingtonit ndjekin qëllimin e vetëm që është eliminimi i rivalëve tregtarë të Amerikës. Kjo politikë ngjalli reagimin e rivalëve dhe partnerëve të Amerikës. Por megjithatë qeveria Trump insiston në vazhdimin e kësaj politike. Donald Trump qartazi është shprehur mbi prirjet e Amerikës për supremaci dhe për ndjekjen e politikave të Uashingtonit nga vendet e tjera dhe është përpjekur për interesat ekonomike dhe tregtare të Amerikës. Në fushë Dimitri Medvedev kryeministër i Rusisë thotë se Amerika po ndjek dy qëllime të caktuara që është ushtrimi i presioneve politike dhe çuarja përpara e luftës tregtare me anë të sanksioneve. Një tjetër aspekt i veprimeve të njëanshme të Amerikës është përdorimi i fuqisë së mesme, d.m.th. fuqisë ekonomike, për të ushtruar presion ndaj vendeve të tjera rivale. Amerika është vendi që ka vendosur më shumë sanksione në botë dhe ajo ka vendosur më mijëra sanksione ndaj vendeve të tjera në botë. Sigurisht që numri i këtyre sanksioneve sa vjen e rritet. Këto sanksione vendosjen me pretekste të ndryshme politike, tregtare të sigurisë dhe çështjen e të drejtave të njeriut. Sanksionet më shumë janë përqendruar ndaj vendeve rivale dhe armiqësore. Me padyshim lufta tregtare dhe sanksionet e njëanshme ndikojnë negativisht tek vendet e tjera dhe sidomos tek vendet në zhvillim që pësojnë dëmin më të madh nga tensionet tregtare. Disa vende që janë prodhuese kryesisht të një produkti, janë ata që dëmtohen më shumë nga lufta e madhe tregtare mes Amerikës dhe Kinës dhe BE për shkak të luhatjeve të kërkesës në treg gjë e cila ka çuar në uljen e të ardhurave të tyre. përveç kësaj sanksionet e njëanshme të Amerikës kanë shkaktuar dëme të shumta ekonomike për popujt e vendeve që janë sanksionuar nga Uashingtoni.