Koreja e veriut: Uashingtoni përgjegjës për dështimin e negociatave
Zv/ministri I jashtëm I Koresë së Veriut ka bërë përgjegjës Uashingtonin për dështimin e negociatave në gadishullin korean.
Choe Son Hui, i cili ndodhet për një vizitë në Moskë në takimin me Sergei Lavrov ministër i jashtëm i Rusisë deklaroi se Pheniani ka hedhur hapa për të krijuar besimin me Amerikën, mirëpo në këmbim ajo që ka marrë është tradhtia nga ana e Uashingtonit. Më herët edhe lideri i Koresë së veriut kishte deklaruar se duke pasur parasysh veprimet armiqësore të Amerikës kundër Phenianit, rinisja e negociatave është e pamundur. Deri tani janë organizuar 3 raunde takimesh mes Donald Trump president i Amerikës dhe Kim Jung Un lideri i Koresë së veriut përkatësisht në Singapor, Vietnam dhe në kufirin mes dy koreve, negociata që kanë dështuar për shkak të moszbatimit të angazhimeve nga ana e Uashingtonit.