Trump këmbëngul se hetimi për shkarkim është sulm politik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92669-trump_këmbëngul_se_hetimi_për_shkarkim_është_sulm_politik
Presidenti amerikan Donald Trump po këmbëngul në pretendimet e tij se hetimi për procesin e shkarkimit është një tjetër episod në një sagë të gjatë të kundërshtarëve të tij politikë për të mos ta lejuar atë që të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të përmbysur presidencën e tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2019 17:57 Europe/Tirane
  • Trump këmbëngul se hetimi për shkarkim është sulm politik

Presidenti amerikan Donald Trump po këmbëngul në pretendimet e tij se hetimi për procesin e shkarkimit është një tjetër episod në një sagë të gjatë të kundërshtarëve të tij politikë për të mos ta lejuar atë që të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të përmbysur presidencën e tij.

Një ditë pasi ligjvënësit demokratë mbyllën një javë të dytë me dëshmi publike nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë të tjerë të administratës, presidenti i përsëriti akuzat kundër demokratëve në një intervistë njëorëshe telefonike me një program të kanalit Fox News. Këtë javë dëshmitarë të shumtë raportuan se aleatët e Trump, avokati personal i tij Rudy Giuliani dhe ambasadori amerikan në BE, Gordon Sondland, bënë një fushatë presioni ndaj Ukrainës.Komisioni juridik i Dhomës së Përfaqësuesve do të përpilojë dhe votojë për nenet e kërkesës për shkarkim para se të votojë gjithë dhoma me shumicë demokrate, dhe mës pas do të mbahet një gjyq siç quhet në senatin me shumicë republikane. Në një telefonatë në fund të korrikut me Presidentin Zelenskiy, Trump i kërkoi udhëheqësit ukrainas “një favor”, hetimin e ish-nënpresidentit Biden, punën e djalit të tij Hunter Biden në një kompani ukrainase të gazit natyror dhe një teori tashmë të pavërtetuar se ishte Ukraina që kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 të fituara nga Presidenti Trump e jo Rusia, siç konkludoi komuniteti i inteligjencës amerikane.