Rusia armatoset për betejën e Idlibit?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92695-rusia_armatoset_për_betejën_e_idlibit
Vëzhguesi detar turk Yoruk Isik njoftoi të Shtunën (23 Nëntor) në llogarinë e tij në Twitter se një anije e madhe ruse që i përkiste Flotës Ruse të Detit të Zi kishte hyrë në ujërat e Detit Mesdhe pasi kaloi Ngushticën e Bosforit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 24, 2019 20:33 Europe/Tirane
  • Rusia armatoset për betejën e Idlibit?

Vëzhguesi detar turk Yoruk Isik njoftoi të Shtunën (23 Nëntor) në llogarinë e tij në Twitter se një anije e madhe ruse që i përkiste Flotës Ruse të Detit të Zi kishte hyrë në ujërat e Detit Mesdhe pasi kaloi Ngushticën e Bosforit.

Sipas Yoruk Isik, luftanija e madhe ruse, Azov 151, u vu re duke kaluar ngushticën e Bosforit dhe transporton dhjetëra tanke dhe transportues të blinduar. Kjo është hera e tretë në dy muajt e fundit që luftanija ruse Azov 151 viziton Sirinë dhe e pesta që nga fillimi i vitit. Duket se ushtria ruse po ndihmon forcat siriane ndërsa përgatiten për të filluar fazën tjetër të ofensivës së tyre kundër terroristëve në Idlib. Përveç kësaj, forcat tokësore dhe ajrore ruse po kryejnë disa misione patrullimi në veri të Sirisë.