Në ç ‘fazë është procesi i shkarkimit të Trump
Kryetari i komitetit të informimit në Dhomën e Përfaqësuesve, njoftoi nisjen e një faze tjetër të procesit për shkarkimin e presidentit amerikan.
Adam Shef, ka nisur fazën e përpilimit të raportit mbi analizën e bërë në procesin e shkarkimit të presidentit Donald Trump, mirëpo ekziston mundësia e organizmit të më shumë takimeve të dëshmitarëve. Shef është përgjegjës për drejtimin e hetimeve për shkarkimin e Donald Trump. Ai ka deklaruar se komiteti hetues pasi të ketë mbledhur dëshmitë e autoriteteve aktuale dhe ish funksionarëve amerikanë, do të nisë përpilimin e raportit të nevojshëm për procesin e shkarkimit. Komiteti hetues deri tani ka mbajtur 5 takime të hetimit publik. Duhet thënë se përpilimi i raportit është një hap i rëndësishëm për miratimin e vendimit për thirrjen e presidentit në proces shkarkimi nga dhoma e përfaqësuesve. Në rast se në dhomën e përfaqësuesve miratohet vendimi për shkarkimin e presidentit, Senati i kontrolluar nga republikanët duhet të marrë vendim për analizimin e raportit dhe për procedurën e shkarkimit të tij. Deri tani republikanët janë shprehur shumë pak të interesuar për shkarkimin e presidentit Trump i cili pritet të garojë për të fituar zgjedhjet e vitit 2020. Adam Shef në një prononcim për CNN ka dhënë mundësinë e organizimit të më shumë takimeve të hetimeve publike kundër presidentit Trump. Demokratët në Amerikë akuzojnë presidentin Trump për shpërdorim posti dhe për ushtrim presioni ndaj qeverisë së Ukrainës për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale ku kandidat rival i Trump është Joe Biden.