Përfaqësuesi i Putin: Komiteti Kushtetues Sirian do të vazhdojë të punojë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92729-përfaqësuesi_i_putin_komiteti_kushtetues_sirian_do_të_vazhdojë_të_punojë
"Përkundër të gjitha sabotimeve, Komiteti Kushtetues Sirian do të vazhdojë të punojë për të zgjidhur krizën në vend," tha zëvendësministri i jashtëm i Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2019 05:47 Europe/Tirane
  • Përfaqësuesi i Putin: Komiteti Kushtetues Sirian do të vazhdojë të punojë

"Përkundër të gjitha sabotimeve, Komiteti Kushtetues Sirian do të vazhdojë të punojë për të zgjidhur krizën në vend," tha zëvendësministri i jashtëm i Rusisë.

Sipas agjencisë IRNA, Mikhail Bogdanov në përgjigje të pyetjes së një reporterët e agjencisë Tas, përsëriti mbështetjen e Rusisë për aktivitetin e vazhdueshëm të Komitetit Kushtetues Sirian dhe tha: Përpjekja e disave për të lënë në harresë punën e Komitetit Kushtetues Sirian do të dështojë. Takimi i parë i Komitetit Kushtetues Sirian do të mbahet javën e ardhshme në Gjenevë të Zvicrës. Ideja e formimit të Komitetit Kushtetues Sirian u parashtrua për herë të parë në takimin e Kongresit Kombëtar të Dialogut Sirian. Kongresi Kombëtar i Dialogut Sirian u mbajt më 29 dhe 30 Janar 2018 në Soçi të Rusisë. Marrëveshja për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Dialogut Sirian u arrit gjatë një takimi në nëntor 2017 në Rusi të krerëve të Republikës Islamike të Iranit, Rusisë dhe Turqisë, "sponsorët e procesit të Astanasë". Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me agresionin e gjerë të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, SHBA dhe aleatët e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist.