Përplasen dy helikopterë, vdesin 13 ushtarë francezë
Nëntor 26, 2019 16:40 Europe/Tirane
Trembëdhjetë ushtarë francezë u vranë nga përplasja e dy helikopterëve gjatë një operacioni kundër kryengritësve në Mali, bëri të ditur Zyra e presidentit francez.
Emmanuel Macron tha se është "thellësisht i trishtuar nga incidenti". "Këta 13 heronj kishin vetëm një qëllim: të na mbronin", tha Macron në një postim në Twitter. Franca ka dërguar mijëra trupa në Mali në vitin 2013, kur militantët kanë pushtuar territore të mëdha në veri të këtij vendi. Ushtria e Malit e ka kthyer kontrollin e tyre, por pasiguria atje vazhdon, ndërsa dhuna është përhapur në vende të tjera të rajonit. Franca ka tani 4,500 trupa të vendosura në Mali, Mauritani, Niger, Burkina Faso dhe Çad.
Tags