Google dhe Facebook bashkëpunon me regjin sionist kundër palestinezëve
Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve palestinezë ka deklaruar se dy kompanitë Google dhe Facebook në kuadër të bashkëpunimit me regjimin sionist, kanë hequr 14 mijë shkrime të postuara nga palestinezët gjatë vitit 2018 në rrjetet e tyre sociale.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se komiteti për mbrojtjen e gazetarëve palestinezë ka dënuar dorëzimin e kompanive Google, YouTube, Twitter dhe Facebook përpara presioneve të regjimit sionist për heqjen e materialeve në publikuara në lidhje me Palestinën.
Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve palestinezë ka theksuar se dy kompanitë Google dhe Facebook kanë hequr nga faqet e tyre mbi 90% e materialeve dhe temave të publikuara të cilat i kishte kërkuar njësia kibernetike e ushtrisë së regjimit sionist.
Rrjetet sociale të Google dhe Facebook shumë herë kanë mbyllur dhe eliminuar faqet që i përkasin palestinezëve duke përfshirë edhe faqet e gazetarëve palestinezë për shkak të zbulimit të krimeve të regjimit pushtues sionist të kryera kundër popullit të Palestinës.