Ambasadori amerikan në BE akuzohet për sjellje të keqe seksuale
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92793-ambasadori_amerikan_në_be_akuzohet_për_sjellje_të_keqe_seksuale
Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland, është akuzuar nga tri gra për sjellje të keqe seksuale.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 28, 2019 11:56 Europe/Tirane
  • Ambasadori amerikan në BE akuzohet për sjellje të keqe seksuale

Ambasadori amerikan në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland, është akuzuar nga tri gra për sjellje të keqe seksuale.

Pretendimet e publikuara nga revistat, Portland Monthly dhe ProPublica, datojnë nga koha kur Sondland nuk ka qenë ambasador.

Në kohën për të cilën pretendohet të kenë ndodhur pretendimet, ai ka qenë duke udhëhequr hotele në Portland dhe Seattle.

Sondland ka mohuar të gjitha këto supozime dhe ka akuzuar gratë se kanë shënjestruar atë për rolin që ka pasur në seancat e zhvilluara në kuadër të hetimeve për shkarkim të presidentit amerikan, Donald Trump.

Sondland: Trump e kushtëzoi ndihmën për Ukrainën

“Këto pretendime të pavërteta të prekjeve dhe puthjeve të padëshiruara janë shpikur dhe unë besoj se janë të koordinuara për qëllime politike”, ka thënë ai përmes një deklarate.

“Në fakt ato janë të pabazuara dhe unë në mënyrë kategorike i mohoj ato”, është shprehur mes tjerash ai.