Rusia teston raketën bërthamore
Nëntor 29, 2019 09:32 Europe/Tirane
Rusia ka testuar një sistem të raketës balistike ndërkontinentale (ICBM) të aftë për të mbajtur mbushje bërthamore, pavarësisht shqetësimeve të Perëndimit në lidhje me zhvillimin e teknologjisë ushtarake të Moskës.
Ushtria ruse publikoi një video duke treguar raketën, e njohur si RS-12M Topol, duke u ngjitur në qiell natën e kaluar. Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë se lëshimi i raketës ishte kryer nga baza ushtarak Kapustin Yar në rajonin jugor të vendit Astrakhan. Kjo Ministri tha se raketa "goditi me sukses objektivin e saj të caktuar" rreth 2.100 kilometra larg në rajonin Sary-Shagan në Kazakistan.
Tags