Bashkimi Evropian kundërshton vazhdimin e kolonive sioniste në Palestinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92814-bashkimi_evropian_kundërshton_vazhdimin_e_kolonive_sioniste_në_palestinë
Shefja e diplomacisë evropiane ka kundërshtuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive sionist në territoret e pushtuara të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 29, 2019 15:08 Europe/Tirane
  • Bashkimi Evropian kundërshton vazhdimin e kolonive sioniste në Palestinë

Shefja e diplomacisë evropiane ka kundërshtuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive sionist në territoret e pushtuara të Palestinës.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se Federica Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, ka deklaruar se ndërtimi i kolonive sioniste në territoret e pushtuara të Palestinës është i paligjshëm.

Mogherini ka shtuar: “Kolonitë sionist që ndodhen në territoret e pushtuara të Palestinës e bëjnë të pamundur mundësinë për ringjalljen e procesit të negociatave për paqe mes të dy palëve palestineze dhe izraelite”.