Franca nuk do të paguajë më shumë për NATO-n
Franca do të refuzonte të kontribuonte më shumë në buxhetin e NATO-s.
Sipas një diplomati të lartë francez, Parisi mendon se marrëveshja mund të krijonte një "precedent" që do t'i lejonte Shteteve të Bashkuara të zvogëlojnë kontributet e saj në buxhetet e organizatave të tjera ndërkombëtare. "Refuzimi i Francës për t'u bashkuar me këtë marrëveshje detyroi aleatët e tjerë të rishqyrtojnë shpërndarjen e shpenzimeve për NATO-n ," thanë disa zyrtarë të NATO-s për AFP. Kjo marrëveshje "nuk ka asnjë lidhje" me debatin për shpenzimet ushtarake, por "ngre një subjekt grindjeje" për samitin e ardhshëm të NATO-s, i cili do të zhvillohet në 3 dhe 4 dhjetor në Londër, nënvizoi një tjetër burim i NATO-s për AFP. "Ishte urgjente të arrihej kjo marrëveshje, sepse askush nuk kishte guxuar t'i tregonte Donald Trumpit se problemi nuk ishte zgjidhur", shtoi ai.