Vazhdojnë ndërhyrjet e Amerikës në çështjet e Sirisë
Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një deklarate ndërhyrëse, ka kërkuar krijimin e një "atmosfere të përshtatshme" për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira në Siri.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Morgan Ortagus, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, me anë të një deklarate, pretendoi mbështetjen e Uashingtonit ndaj përpjekjeve të OKB për lehtësimin e çështjeve të Komitetit për Kushtetutën e Sirisë dhe kërkoi zbatimin e pikave të tjera të rezolutës së OKB në lidhje me Sirinë si lirimi i të burgosurve, armëpushimin gjithëpërfshirës dhe krijimin e një atmosfere të përshtatshme për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira në Siri.
Komiteti i Kushtetutës së Sirisë javën e kaluar zhvilloi raundin e dytë të takimeve të tij për të arritur progres në procesin e hartimit të Kushtetutës së re të Sirisë e cila do të paraqesë vullnetin e të gjithë popullit të Sirisë.