Shtëpia e Bardhë: Trump nuk merr pjesë në takimet hetuese
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92875-shtëpia_e_bardhë_trump_nuk_merr_pjesë_në_takimet_hetuese
Shtëpia e Bardhë ditën e dielë në një letër dërguar komitetit juridik të Dhomë së Përfaqësuesve ka deklaruar se Donald Trump presidenti i ShBA nuk do të marrë pjesë në takimet hetuese të këtij komiteti që organizohen për shkarkimin e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2019 05:26 Europe/Tirane
  • Shtëpia e Bardhë: Trump nuk merr pjesë në takimet hetuese

Shtëpia e Bardhë ditën e dielë në një letër dërguar komitetit juridik të Dhomë së Përfaqësuesve ka deklaruar se Donald Trump presidenti i ShBA nuk do të marrë pjesë në takimet hetuese të këtij komiteti që organizohen për shkarkimin e tij.

Dhoma e Përfaqësuesve ditën e hënë do të analizojë raportin mbi skandalin Ukrainegate dhe hetimet e kryera mbi përdorimin politik të ndihmave ushtarake për Ukrainën nga ana e presidentit amerikan. Komiteti juridik i Dhomës së Përfaqësuesve, ka ftuar presidentin Trump të marrë pjesë në takimin e ardhshëm të këtij komiteti ku po ndiqet procesi i shkarkimit të presidentit. Sipas agjencisë franceze të lajmeve, takimi i ardhshëm do të mbahet më datë 4 dhjetor dhe në të janë ftuar të marrin pjesë presidenti Donald Trump dhe avokati i tij. Jerry Nadler, kreu i komitetit juridik të Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë se takimi do të nisë punën në 10 të mëngjesit sipas orës lokale. Ai duke iu drejtuar Trump dhe avokatit të tij ka thënë: Ky komitet është në pritje të pjesëmarrjes tuaj në procesin e hetimeve për shkarkimin, sepse synon të zbatojë në formë të plotë përgjegjësitë ligjore që ka.