Trump kritikon qëndrimin e Makron lidhur me NATO-n
Presidenti amerikan ka reaguar ndaj qëndrimit më të fundit të Emmanuel Makron i cili e ka quajtur NATO-n se vuan nga një “ Vdekje Truri”.
Pasi presidenti francez tha se NATO është një njësi “Tru i vdekur”, presidenti amerikan tha se ky koment ishte shumë i ulët nga Makroni. Trump është në një vizitë zyrtare në Londër, për të festuar 70-vjeotrin e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai tha se NATO i ka shërbyer një qëllimi madhor, dhe se komentet e Makronit kanë qenë vërtet fyese. Ai shtoi gjithashtu se nuk i dukej e papërfytyrueshme që Franca të shkëputej nga NATO-ja, por nuk e shpjegonte dot se pse. Megjithatë, Trump i zbuti tonet kur doli në një konferencë të përbashkët me Makronin, dhe tha se të dy vendet kanë bërë shumë gjëra të mira së bashku, si partnerë. Makroni e pranoi që komentet e tij në lidhje me NATO-n kanë tronditur shumë njerëz, por tha se ai vazhdon t’i qëndrojë asaj që ka thënë.