Kremlini: Planet e shpenzimeve të NATO-s konfirmojnë shqetësimet e Rusisë
(last modified Wed, 04 Dec 2019 19:18:48 GMT )
Dhjetor 04, 2019 20:18 Europe/Tirane
  • Kremlini: Planet e shpenzimeve të NATO-s konfirmojnë shqetësimet e Rusisë

Rusia deklaroi se raportet në lidhje me planet e NATO-s për të rritur shpenzimet e saj ushtarake konfirmojnë shqetësimet e Moskës për zgjerimin e aleancës së drejtuar nga SHBA, që presidenti Vladimir Putin tha se po kërcënonte vendin e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha të mërkurën se "NATO po kryen veprime që synojnë kërcënimin dhe ekspansionin në lidhje me vendin tonë. Kjo vetëm mund të na shqetësojë. " Ai tha se Rusia nuk do të tërhiqej në një garë të kushtueshme të armëve pavarësisht qasjes së NATO-s. Përpara takimit të krerëve të NATO-s në Mbretërinë e Bashkuar, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi rritjen e angazhimeve për shpenzime ushtarake. Sipas tij, Kanadaja dhe aleatët evropianë kishin shtuar 130 miliardë dollarë në buxhetet e mbrojtjes që nga viti 2016 dhe se ky numër do të rritet në 400 miliardë dollarë deri në vitin 2024. Rusia është e shqetësuar për zgjerimin e NATO-s afër kufijve të saj.

 

Tags