Francë: Sindikata e punëtorëve bën ftesë për grevë të përgjithshme
Sindikata e punëtorëve në Francë me anë të një deklarate u ka bërë thirrje të gjithë punëtorëve që të futen në grevë të përgjithshme për të kundërshtuar politikat e qeverisë.
Mediat franceze kanë deklaruar se ditën e enjte do të organizohen 245 protesta nga 3 milion punëtorë në të gjithë Francën. Franca prej mëse një viti përballet me greva dhe protesta të shumta që kryesisht organizohen nga lëvizja e Jelek Verdhëve. Jelekët e verdhë në Francë janë mbledhur në qytete të ndryshme franceze për të protestuar ndaj politikave të qeverisë. Jelek-verdhët në këtë demonstratë brohorisnin parulla kundër presidentit francez Emanuel Macron. 17 Nëntori 2018 dëshmon nisjen e protestave popullore kundër politikave të qeverisë franceze. Më shumë se 11 njerëz janë vrarë dhe 14,000 janë plagosur ose arrestuar në Francë gjatë këtyre protestave. Protestat filluan fillimisht nisën në përgjigje të politikave ekonomike të presidentit francez Emanuel Macron, veçanërisht në fushën e karburantit dhe taksave, por shpejt morën hov politik. Protestuesit francezë, të cilët e quajnë veten "jelek-verdhët", i shohin politikat e Macron si një presion mbi qytetarët francezë dhe për këtë kanë kërkuar largimin e tij.