Mbreti i Marokut nuk pranoi të takohet me Pompeon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i92989-mbreti_i_marokut_nuk_pranoi_të_takohet_me_pompeon
Mbreti maroken Muhamedi i VI-të ka refuzuar kërkesën për t’u takuar me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2019 13:04 Europe/Tirane
  • Mbreti i Marokut nuk pranoi të takohet me Pompeon

Mbreti maroken Muhamedi i VI-të ka refuzuar kërkesën për t’u takuar me Mike Pompeo, sekretarin amerikan të shtetit.

Kanali televiziv Russia Today në gjuhën arabe njoftoi se sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte ka shkuar në Rabat, kryeqytetin e Marokut dhe është takuar me Sa’dudin Al-Othmani, kryeministër dhe Abdulatif Hamushi, drejtor i përgjithshëm i sigurisë kombëtare të Marokut.

Sipas këtij burimi, sekretari amerikan i shtetit kishte kërkuar të takohej edhe me mbretin e Marokut, mirëpo Pompeo nuk mundi të takohet me mbretin maroken.

Gjatë kësaj vizite nuk është organizuar as ceremonia e zakonshme e darkës.

Gjithashtu sekretari amerikan i shtetit dhe ministri i jashtëm i Marokut, Naser Burita, kanë anuluar edhe konferencën e përbashkët për shtyp.