Franca e Makronit në zjarr dhe protesta
Më shumë se 800,000 demonstrues marshuan në qytete në të gjithë Francën, me punëtorë hekurudhorë, mësues dhe staf spitalor që iu bashkuan grevës më të madhe në dekada.
Sipas mediave franceze, autoritetet në Paris barrikaduan pallatin presidencial dhe vendosën rreth 6.000 policë pasi aktivistë, shumë me jelekë të verdhë, u mblodhën për një marshim të madh që synon të detyrojë presidentin Emmanuel Macron të braktisë planet e tij të reformës së pensioneve. Siç bëhet e ditur, oficerët u detyruan të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që i vunë zjarrin një automjeti dhe thyen xhamat ndërsa tensionet u ngritën afër sheshit Place de la Republique. Planet e presidentit Emmanuel Macron për një skemë universale pensionesh hasën në kundërshti të fortë. Punëtorët u zemëruar pasi sipas reformës ata do dalin në pension më vonë ose do përballen me pagesa më të ulëta. Grevat kanë përfshirë njerëz nga një gamë e gjerë profesionesh, përfshirë zjarrfikës, mjekë dhe punonjës transporti. Qeveria e Macron raportohet se po planifikon të marrë masa për grevat në fundjavë. Por disa sindikata janë zotuar të vazhdojnë grevën derisa ai të braktisë planin e tij.